Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Integrimi/ BE paralajmëron Shqipërinë: Pa sundim të ligjit, asnjë kapitull nuk hapet
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, tha sot se blloku mbetet i shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në vendet kandidate në Ballkan, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, edhe pse ka pasur përparim të dukshëm në këtë fushë. “Ndërhyrja në procedurat gjyqësore, trysnia mbi zyrtarët që hetojnë korrupsionin dhe politizimi i rregullatorëve të medias po vazhdojnë, gjë që është e papranueshme”, tha Kos në një konferencë për media. Ajo i bëri këto komente pas një mbledhjeje të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku ministrat nga disa shtete anëtare dhe vende kandidate biseduan për sundimin e ligjit në BE. Danimarka mban tani presidencën e Këshillit dhe ministrja e saj për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, theksoi se...