Pezullim dhe gjobë, reagimi në ndeshjen ndaj Bolognas i kushton Allegrit

Pezullim dhe gjobë, reagimi në ndeshjen ndaj Bolognas i kushton Allegrit

Max Allegri nuk ia hedh paq. Gjyqtari Sportiv ka pezulluar me një ndeshje trajnerin e Milanit, për shkak të reagimit të tij ndaj arbitrit të katërt, në sfidën e kaluar ndaj Bolognas. Ai shpërtheu pasi ekipit nga Milano nuk iu dha një penallti për një faull ndaj Nkunku. Jo vetëm kaq, Allegri është i detyruar të paguajë edhe një gjobë, e cila shkon diku tek 10 mijë euro. Tekniku i kuqezinjve nuk do jetë në pankinë për takimin ndaj Udineses, ndeshje kjo e programuar të luhet me 20 shtator. © BalkanWeb