Nisma nga Norvegjia, të ardhurat e ndeshjes me Izraelin do të shkojnë për Gazën

Nisma nga Norvegjia, të ardhurat e ndeshjes me Izraelin do të shkojnë për Gazën

Më 11 tetor, në stadiumin “Ullevaal” të Oslos, Norvegjia do të përballet me Izraelin në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026. Përveç rëndësisë sportive, kjo ndeshje zhvillohet në një moment të ndjeshëm, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe krizës humanitare në Gaza. Federata Norvegjeze e Futbollit ka vendosur që të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të dhurohen për organizatën “Mjekët pa Kufij”. Fondet do të përdoren për ndërhyrje emergjente në Gaza dhe rajonet përreth. Presidentja e federatës, Lise Klaveness, deklaroi se Norvegjia ka detyrimin të luajë ndeshjen, por nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj situatës. Ajo e cilësoi vendimin si një mënyrë për të kombinuar detyrimet sportive me përgjegjësinë humanitare. Nisma ka marrë mbështetje edhe nga “Mjekët pa Kufij”, me...