Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Teuta përballë Dinamos, Dobi: Bëjmë lojën tonë dhe ia dalim
Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes së prapambetur në kampionat ndaj Dinamos. “Si çdo ndeshje tjetër, edhe këtë herë jemi përgatitur me seriozitet. E vetmja gjë që ka ndryshuar është fakti se kemi pasur më pak kohë në dispozicion krahasuar me një javë normale mes ndeshjeve. Dinamo edhe sezonin e kaluar zhvilloi një kampionat të mirë dhe ka ruajtur vazhdimësinë, si në staf ashtu edhe në organizimin e klubit. Kohët e fundit ka treguar ambicie të larta, sidomos me paraqitjet në Europë, ku dëshmoi se është një ekip solid. Sot, mund të them se është skuadra më e mirë në Shqipëri dhe meriton respektin tonë”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe...