Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Asist për Vllazninë kundër Partizanit, penalltitë janë makthi i “demave”
Supersfida mes Vllaznisë dhe Partizanit u mbyll me fitoren 4-1 të kuqebluve. Një rezultat që në kampin shkodran nuk gëzohej prej 42 vitesh përballë “demave”, dhe qëndron si më i thelli i tyre.vllaznia-partizaniGjatë javës së kaluar, në tekstet për ndeshjen ishin paralajmëruar gola, pasi pikërisht kjo është historia e kësaj përballje në ndeshjet e fundit. Dhe ashtu ndodhi. Vetëm se këtë herë kryefjalë ishin dy penalli, që u fituan nga Çarls Bismark dhe u realizuan me të përhershmin Bekim Balaj për të përmbysur avantazhin fillestar të “demave”. Fillimisht ishte ndërhyrja e Enea Jorgjit me VAR në pjesën e parë. Më pas në minutën e fundit të kohës së rregullt vendosi vetë Olsid Ferataj si kryesor në fushë. Interesant është fakti se në favor të Bismark...