Paradoksi i shkollës së re në Selenicë: Kur erdhën kushtet, ishin larguar nxënësit

Paradoksi i shkollës së re në Selenicë: Kur erdhën kushtet, ishin larguar nxënësit

E rikonstruktuar totalisht dhe me kushte mjaft të mira për procesin mësimor, shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Peshkëpisë” në Bashkinë e Selenicës mund të quhet një shembull se si duhet të jetë një godinë shkolle edhe në zonat rurale. E ndërsa e kemi një shembull se si duhet të jetë, shpopullimi I zonave ka bërë që shumë pak nxënës ta ndjejnë këtë mënyrë të të zhvilluarit të mësimit. Edhe pse kjo shkollë mbledh nxënësit e më shumë se 5-6 fshatrave, sërish numri i nxënësve është mjaft i ulët, në kufijtë e ekzistencës së vetë shkollës. Godina e re së bashku me orenditë e brendshme dhe natyrisht rritja e cilësisë së mësimdhënies dhe aktiviteteve synojnë thithjen e sa më shumë nxënësve në mënyrë që vitin e ardhshëm...