Lautaro në dyshim për ndeshjen ndaj Ajax, mungesa e tij e fundit në Champions më 2018

Lautaro në dyshim për ndeshjen ndaj Ajax, mungesa e tij e fundit në Champions më 2018

16 Shtator 2025 13:12 Alfred Lleshi Lautaro Martinez ka munguar në stërvitjen e fundit të Interit për shkak të dhimbjeve në shpinë, duke punuar vetëm në palestër. Megjithatë, udhëtimi drejt Amsterdamit me skuadrën nuk është në diskutim. Pjesëmarrja e tij në fushë do të vendoset nga Cristian Chivu, por është e mundshme që kapiteni argjentinas të mos luajë nga minuta e parë. Në Champions, Lautaro ka qenë pothuajse gjithmonë i pranishëm. Mungesa e tij e fundit daton në nëntor 2018, kur në sezonin e tij të parë me Interin humbi debutimin kundër Tottenham (2-1 për zikaltrit, me Spalletti në stol). Që atëherë, ai ka qenë pjesë e rregullt e skuadrës zikaltër. Sezonin e kaluar u ul në pankinë vetëm një herë, në fitoren ndaj Feyenoord....