Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Jo loja me këmbë, por paga e lartë… Drejtori i PSG shpjegon pse e “flakën” Donnarumma
16 Shtator 2025 10:29 Alfred Lleshi “Donnarumma kërkoi pagë në nivelin e PSG-së së mëparshme, jo të PSG-së aktuale”, – zbuloi Luis Campos, drejtor sportiv i klubit kampion të tripletës. Kjo është arsyeja kryesore e largimit të portierit italian, jo kërkesa e Luis Enrique për një portier më të aftë me këmbë, gjë për të cilën u zgjodh Chevalier. Agjenti i Donnarumma, Enzo Raiola, kishte bërë të qartë se oferta për rinovimin (një vit i mbetur nga kontrata) ishte shumë e ulët për klientin e tij. Campos shtoi: “Kur kërkon pagë si PSG-ja e mëparshme, jo e tanishmja, duhet të gjejmë zgjidhje”. PSG ka ndryshuar politikën e pagave. Baza fikse është më e ulët, me bonuse të bazuara në meritë dhe performancë. Campos theksoi: “Ylli...