Sommer jashtë, Martinez titullar? Pagliuca paralajmëron Interin: Rotacioni i portierëve ‘djeg’ jo një, por dy lojtarë…

Sommer jashtë, Martinez titullar? Pagliuca paralajmëron Interin: Rotacioni i portierëve ‘djeg’ jo një, por dy lojtarë…

16 Shtator 2025 10:46 Alfred Lleshi Yann Sommer u kritikua pas paraqitjes jo të mirë në derbin ndaj Juventusit, por ish-portieri zikaltër, Gianluca Pagliuca, e mbrojti: “Është shumë e lehtë ta shpallësh fajtor Sommer. Interi ka pasur probleme në mbrojtje, humbja nuk është vetëm e portierit, edhe pse ai mund të bëjë më mirë”. Për golin e 4-3 nga Adzic, Pagliuca thotë se Sommer ka përgjegjësi: “Nuk më pëlqeu si u vendos, si reagoi”. Megjithatë, ai shton se portieri nuk ka qenë katastrofë, duke përmendur golin e Yildiz si veprim brilant. Duke folur për ndërrimin e portierit ndaj Ajax, Pagliuca këshillon Interin: “Nëse klubi dhe Chivu mendojnë se Martinez është më i besueshëm, le ta aktivizojnë. Nuk më pëlqen alternimi i portierëve ndeshje pas ndeshje....