Shazim Mehmeti: Fekton nji thikë vetëtime…

Shazim Mehmeti: Fekton nji thikë vetëtime…

Shazim Mehmeti Fekton nji thikë vetëtime;volinës së qiellit i këputet nji tel;zogjtë e natës e humbin paqën;nji pishë bregdeti, luhatet, sheh, si i afrohet bregutnji anije e bardhë me vela që ka marrë flakë;era natake e gushtit, i ve nji zjarr plazhit,dhe asaj pishe që asht n’përgjërim;tutje ranës, ulun mbi nji gur,zemra e nji plaku leckaman,bymehet, bie n’dhimbje t’pamatë,e bahet violinë –me tinguj t’përvajshëm, i ve n’akordnatën, paqën, detin, pishën,anijen e bardhë me vela,dhe nji turmë yjesh…që zbresin, zbresin përposhtë,bahen pëllumba…dhe nisin me u ushqyeme mishin e muziktë t’atij plakuqë asht ba dëshirë… dëshirë…e… Dritë… e Zotit… ObserverKult Lexo edhe: “BAHU MËNGJES I UJTË…”, POEZI NGA SHAZIM MEHMETI