Real Madridi “inauguron” Champions-in e ri ndaj marsejezëve, ja si pritet të luajë

Real Madridi “inauguron” Champions-in e ri ndaj marsejezëve, ja si pritet të luajë

16 Shtator 2025 8:43 Alfred Lleshi Real Madridi debuton sot në Champions ndaj O.Marseille në “Santiago Bernabéu”, me objektivin për të shmangur gabimet e sezonit të kaluar, kur u detyrua të kalonte nga një “play-off” i lodhshëm kundër Manchester City. Për Xabi Alonso, ky grup duhet mbyllur shpejt dhe pa drama, duke fituar sidomos ndeshjet në shtëpi. Formacioni i mundshëm: Portieri: Courtois është i padiskutueshëm, Lunin pritet të ketë hapësirë vetëm në Kupë. Mbrojtja: Trent në të djathtë, Carreras në të majtë, ndërsa Militao dhe ish-mbrojtësi i Bournemouth do të formojnë qendrën, me Asencion që mbetet në pritje. Mesfusha: Valverde rikthehet si titullar pas pushimit në La Liiga dhe do formojë treshen me Tchouameni e Güler. Ceballos e nis nga stoli. Sulmi: Mastantuono pritet ta nisë në krahun...