33 apartamente, 15 makina dhe dyqane; Prokuroria i sekuestron pasuritë “bosit” të drogës në Durrës

33 apartamente, 15 makina dhe dyqane; Prokuroria i sekuestron pasuritë “bosit” të drogës në Durrës

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, u sekuestruan 33 apartamente, 15 makina dhe 9 njësi të shtetasit Arban Lamka, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e narkotikëve. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.01, të vitit 2025, rezultoi se ky shtetas, ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe ka krijuar pasuri të paluajtshme dhe automjete të cilat nuk justifikohen me ardhura të ligjshme. Pasuritë e sekuestruara janë: – Apartamente, gjithsej 33 ndodhur në objektin e ndërtuar me Vendimin nr.1, datë 12.03.2008, lagjia Nr.13, Plazh, Durrës, në zonën kadastrale 8518 me sipërfaqe 800 m2. Konkretisht: Në shkallën Nr.l 1 (një)...