Araujo në situatë të vështirë te Barcelona, kalimi te Liverpul një shans për karrierën

Araujo në situatë të vështirë te Barcelona, kalimi te Liverpul një shans për karrierën

Adriatik BALLA Merkato u mbyll, por disa klube po mendojnë që tani për merkaton e dimrit, duke parë situatën ku ndodhen disa lojtarë cilësorë që nuk mundën të lëvizin në verë. Kështu, mësohet se Ronald Araujo po kalon një periudhë të vështirë te Barcelona. Mbrojtësi qendror uruguaian, i cili në sezonet e kaluara ishte i padiskutueshëm, ka humbur rëndësinë në rotacionin e skuadrës blaugrana. Situata e Ronald Araujos ka kohë që vazhdon. Sezonin e kaluar u mësua me stolin, dhe në fillim të këtij edicioni ka pasur pak mundësi me ekipin e parë. Ka qenë një goditje e rëndë për Araujon. Ambicia e tij ka qenë gjithmonë të vendosej si një referencë mbrojtëse për Barcelonën, por muajt e fundit kanë treguar të kundërtën. Tregu ka...