Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

Autoritetet greke janë në alarm pasi Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit e ka vënë vendin në “gatishmëri operacionale” për shkak të përhapjes masive të lisë së dhenve. Sipas “Kathimerini” kanë ngordhur 113 mijë kafshë në 2 muajt e fundit. Ministri Costas Tsiaras mbajti një takim me Guvernatorët Rajonalë ku shpalosi një plan prej 10 ditësh për përballimin e situatës. Gjatë kësaj periudhe do të ketë kontrolle të shtuara në ferma si dhe do të krijohen menjëherë stacione dezinfektimi në rrugët qendrore dhe kalimet kryesore për lëvizjen e kafshëve të gjalla dhe lëvizjen e ushqimit dhe qumështit të kafshëve. Ministri Tsiaras, sqaroi se kjo është një zoonozë që nuk është e lehtë për t’u përballur. Ai nënvizoi se nëse nuk do të forcohen tani masat,...