Rama kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë, Alimehmeti: Kryeministri s’ka të drejtë të japë urdhra për pushtetin lokal

Rama kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë, Alimehmeti: Kryeministri s’ka të drejtë të japë urdhra për pushtetin lokal

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe këshillit bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, i ftuar në një emision televiziv ka komentuar zhvillimet e fundit në bashkinë e Tiranës dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Alimehmeti ka reaguar ndaj deklaratës së Ramës në Asamblenë Kombëtare të PS, ku kryeministri kërkoi nga anëtarët e PS në këshillin bashkiak të nisin procedurat për shkarkimin e Veliajt dhe të hapin rrugën për zgjedhjet e reja në bashkinë e Tiranës. Ai shpjegoi se sipas ligjit, nëse një kryetar bashkie nuk paraqitet për të ushtruar detyrën për një periudhë prej 3 muajsh, Këshilli Bashkiak mund të propozojë dorëheqjen e tij tek kryeministri. Kjo periudhë, tha ai, ka kaluar më 10 maj, dhe më...