Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Dhunohen barbarisht dhe grabiten cifti i moshuar në Lefter Talo, Finiq – VIDEO
Dhunohen barbarisht dhe grabiten cifti i moshuar në Lefter Talo, Finiq Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin “Lefter Talo” në bashkinë e Finiqit, ku dy të moshuar u dhunuan barbarisht gjatë një grabitjeje të ndodhur mesnatën e së dielës. Dhespo Kalivioti, 78 vjeçe, ndodhet aktualisht në spitalin e Sarandës me plagë dhe mavijosje në trup, pasi së bashku me bashkëshortin e saj, Spiro Kalivioti, 79 vjeç, u sulmuan nga dy persona të maskuar që hynë në banesë për të marrë para. Grabitësit i goditën të moshuarit me shkopinj dhe shkatërruan gjithçka, derisa arritën të marrin 2 mijë euro. E moshuara kujton momentet e tmerrit:“Hyri i pari dhe tjetri pas tij. Filluan të qëllonin me shkop pa pushim, më morën telefonin që...