Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Teatri “Bylis” nis sezonin e ri artistik me një komedi, tre premiera do të jenë në skenën teatrore
Nga Julia Vrapi Sezoni i ri artistik sjell në skenën e teatrit “Bylis” drama dhe komedi. Institucionet teatrore në vend këtë sezon artistik do të sjellin në skena shfaqje të ndryshme me regji nga regjisorë shqiptarë dhe të huaj, ku edhe teatri “Bylis” sjell në skenë shfaqjen e parë këtë sezon. Teatri “Bylis” në Fier hap sezonin e ri artistik këtë shtator me komedinë “Pleqëri me kusure”. Një produksion i teatrit të Fierit, që mbrëmjen e datës 18 shtator do të jetë në skenë për publikun. Komedia “Pleqëri me kusure” e autorit Odise Plaku vjen në skenë me regji nga Eliona Thomaraj. Produksion i teatrit “Bylis” shfaqja do të vijojë edhe në19 shtator dhe në role janë aktorët Astrit Hasani, Miola Seitaj dhe Klajdi Marku....