Chermen Valiev i argjendtë në Botëror, mundësi kuqezi humbet finalen ndaj rivalit japonez

Chermen Valiev i argjendtë në Botëror, mundësi kuqezi humbet finalen ndaj rivalit japonez

Mundësi shqiptar Chermen Valiev ka marrë sot medaljen e argjendtë në Botërorin që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, në peshën 74kg të stilit të lirë. Në finale, ai u mund 8-2 nga rivali japonez Kota Takahashi. Ndonëse pritej një medalje e artë, duke qenë se kishte kaluar në gjysmëfinale rivalin e tij më të fortë, Valiev në fund kënaqet me të argjendtën, që gjithsesi mbetet një rezultat i jashtëzakonshëm. Takahashi arriti të tregohet më konkret në tapet, duke befasuar Valiev, që këtë herë nuk arrin dot të bëjë mrekullinë. Ai do të varë në qafë medaljen e vendit të dytë në peshën 74kg, në stilin e lirë. Në katër sfidat e mëparshme të kësaj peshe, Valiev kishte arritur 4 fitore: Dy të parat në...