Zof analizon shkëlqimin e Modriç: Ka motor ndryshe, cilësia përcaktuese

Zof analizon shkëlqimin e Modriç: Ka motor ndryshe, cilësia përcaktuese

Futbollistë si Françesko Toti ose Xhixhi Bufon luajnë deri në moshën 40 vjeç ose dhe më tej. Luka Modriç ishte përsëri vendimtar këtë fundjavë për Milanin teksa shënoi golin e vetëm të fitores 1-0 ndaj Bolonjës. Pavarësisht se sapo mbush 40 vjeç, kroati legjendar ishte faktor për kuqezinjtë ndërsa në Serie A ka dhe shumë shembuj të tjerë ku mosha duket si një numër. “Nuk është liga italiane që po bie poshtë,” tha Dino Zof për ANSA-n. Ai fitoi Kupën e Botës me Italinë pikërisht në atë moshë, 40 vjeç. “Ka raste si i imi, sepse ka njerëz që janë më me fat se të tjerët; ata kanë një motor të ndryshëm,” shpjegon ‘Legjenda’ e Axurrëve, duke komentuar golin e Modriç dje, i cili e...