Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Një rastësi e bukur”, Rama komenton rastin e rrallë të 10 mamive shtatzënë te i njëjti maternitet
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me rastin e rallë të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ku 10 punonjëse të shëndetësisë, konkretisht 10 mami ishin të gjitha në pritje të ëmbël në të njëjtën kohë. Rama përmes një postimi në rrjetet sociale e konsideron këtë një rastësi të bukur. “Një rastësi e bukur. 10 mami të maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ në të njëjtin udhëtim mëmësor”, shkruan Rama. Lajmi i rrallë u bë i ditur një ditë më parë përmes një njoftimi nga vetë materniteti përmes një postimi në rrjetet sociale ku thuhej se ky rast ka emocionuar të gjithë stafin.