Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bie zjarr në Qafën e Butrintit, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në zonën e njohur si Qafa e Butrintit, duke përfshirë një pjesë të gjelbëruar të Parkut Kombëtar të Butrintit. Sipas informacioneve paraprake, era e fortë që fryn aktualisht po ndikon në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të parkut. Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndersa ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e rënies së zjarrit.