U zëvendësua pas 38 minutash lojë, Slot shpjegon pse e largoi nga fusha transferimin e bujshëm

U zëvendësua pas 38 minutash lojë, Slot shpjegon pse e largoi nga fusha transferimin e bujshëm

15 Shtator 2025 17:05 Telesport Liverpool fitoi 0-1 në transfertë ndaj Burnley, falë një penalltie, e shndërruar në gol nga Mohamed Salah në minutat e fundit shtesë. Një nga gjërat që ra në sy në këtë takim ishte zëvendësimi i hershëm i Milos Kerkez në minutën e 38-të dhe në vend të tij u aktivizua Andy Robertson. Hungarezi nuk u largua për shkak të ndonjë dëmtimi, por ishte një zgjedhje e Arne Slot. Trajneri holandez ka shpjeguar pse veproi në këtë mënyrë. “E largova Milos Kerkez sepse nuk doja të mbeteshim me 10 lojtarë. Nuk isha i sigurt nëse ai nuk do shkaktonte një faull tjetër dhe do të na linte me një lojtar më pak dhe prandaj vendosa ta zëvendësoj për të mos rrezikuar”,...