Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca

Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pas mbledhjes që zhvilloi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, me krerët e grupeve parlamentare, deklaroi se 11 komisionet parlamentare “janë të nevojshme në Kuvendin e Shqipërisë, për fazën ku ndodhet Shqipëria” Taulant Balla theksoi gjithashtu se Komisionin për Integrimin Europian duhet ta drejtojë mazhoranca. “Çështjen e ndryshimit të komisioneve e kam inicuar edhe katër vite më parë. Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë organizim të ri me 11 komisione. Duhet të reflektohet momenti historik ku ndodhet vendi. Propozimi nga PS është ngritje në nivelin më të lartë të mundshëm të Komisionit për Çështjet Europiane”, tha Balla. “Në fazën ku ndodhet Shqipëria, ku kërkohet integrim në BE gjatë viteve në vijim, Komisioni për Integrimin duhet t’i takojë...