Zbatimi i planit të konservimit në Butrint, ekspertët vizitojnë parkun

Zbatimi i planit të konservimit në Butrint, ekspertët vizitojnë parkun

Puna në zbatimin e planit të konservimit në Butrint solli dhe një vizitë të ekspertëve në këtë park. Kjo vizitë më parë në parkun kombëtar të Butrintit u përqendrua në evidentimin e problematikave dhe nevojave të secilit monument, duke shërbyer si bazë për hartimin e projekteve të detajuara të zbatimit. Nga parku kombëtar i Butrintit bëhet me dije se në kuadër të fillimit të punës për hartimin e projekteve të konservimit për monumentet si Porta Veriore, Rrënojat e Kolumbariumit, mozaiku në këtë monument, Porta Perëndimore, Afresku pranë kësaj Porte, Muri nga Porta e Liqenit deri në Akropol dhe vetë Porta e Liqenit në Butrint, u zhvillua vizita e parë prezantuese me ekspertët e këtij shërbimi. “Këto projekte do të mundësojnë ndërhyrje të mirëstrukturuara dhe të...