Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkrirja e Komisionit të Integrimit, Bardhi: U përjashtua opozita nga procesi
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me vendimmarrjen socialiste për organizimin e Kuvendit të Shqipërisë. Bardhi cilësoi se organizimi i punës parlamentare është detyrë e përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës, teksa u shpreh se PS-ja “tregon frymën autoritare që Rama ka instaluar në Shqipëri”. “I kemi bërë me dije zotit Peleshi dhe kryetarit të grupit parlamentar të mazhorancës se për opozitën është e papranueshme që në Asamblenë e PS të njoftohet mbi organizimin e Kuvendit të Shqipërisë. Këto janë mekanizma pune të përbashkëta të mazhorancës dhe opozitës. Si në cdo vend demokratik organizimi duhet të ishte produkt i përbashkët. Fakti i prezantimit të këtyre ndryshimeve në Asamblenë e PS, fakti i bërë sot i kryer me caktimin e kryetarëve...