Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Italianët admirojnë Modric: Përveçse dirigjon orkestrën kuqezi, siguroi tri pikë jetike…
15 Shtator 2025 13:22 Alfred Lleshi “Milani shijon Luka Modric, i cili përveçse dirigjon orkestrën, duke vënë rregull mes sulmuesve, mori përsipër edhe të shënonte golin që shembi Bologna”. Kështu u shpreh Paolo Condò, i cili nuk i kurseu fjalët e ëmbla dhe admirimin për kroatin legjendar. Në moshën 40-vjeçare, Modric nuk ka zgjedhur “pensionin”, por ka ndjerë ende nevojën për t’i dhënë futbollit dhe mos e lënë atë. Të dielën mbrëma, Modric zgjidhi një ndeshje të vështirë ndaj Bologna, me një goditje të pastër e të saktë, që solli fitoren 1-0 dhe tri pikë jetike për kuqezinjtë. Pikë jetike për tri arsye, sipas Condò: Milani mbeti në hap me kryesuesit; parakaloi Interin, duke thelluar nervozizmin e zikaltërve; shikon më i lehtësuar kalendarin që vjen....