Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Lajmet e rreme për vdekjen e Abidal, flet vetë ish-mbrojtësi: Disa zëra nuk duhet të përhapen kurrë
15 Shtator 2025 13:53 Alfred Lleshi Orët e fundit në rrjetet sociale qarkulloi lajmi i rremë për vdekjen e Eric Abidal, ish-mbrojtësit të Barcelonës dhe Francës, i cili sipas thashethemeve gjasme kishte ndërruar jetë pas komplikimeve nga një transplant i dytë i mëlçisë. Vetë Abidal e ka mohuar menjëherë, duke publikuar një reagim në Instagram: “Disa zëra nuk duhet të ekzistojnë kurrë. Jam këtu, me familjen time, dhe gjithçka është në rregull. Respekti është thelbësor; pas këtyre lajmeve vuajnë familja dhe fëmijët e mi. Për qartësi, jam mirë, jam gjallë dhe me shëndet të plotë. Faleminderit për mbështetjen dhe mesazhet plot shqetësim! Le të përqendrohemi tek ajo që ka vërtet rëndësi”. Me këto fjalë, ish-mbrojtësi francez i qetësoi tifozët, duke iu dhënë fund spekulimeve që...