Superiorja/ Ja renditja e skuadrave pas javës së tretë

Superiorja/ Ja renditja e skuadrave pas javës së tretë

U luajtën dje dy ndeshjet e fundit të javës së tretë të kategorisë Abissnet Superiore. Në “Elbasan Arena”, AF Elbasani fitoi 1-0 ndaj Dinamo City, ndërsa Teuta barazoi 1-1 me Vorën në “Niko Dovana”. Me këtë fitore Elbasani merr kryesimin e kampionatit me 7 pikë, pas tri javëve të para. Të shtunën Egnatia fitoi në transfertë ndaj Bylisit 1-0, ndërsa Tirana dhe Flamurtari u ndanë në barazim 1-1 në kryeqytet. Vllaznia mori një fitore bindëse 4-1 ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”.