Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ismajli-Asllani titullarë, Torino “thyen” Romën, legjionarët vlerësohen me notën 6,5 (VIDEO)
Me Ismajlin dhe Asllanin, të dy titullarë, Torino merr fitoren e parë në Serie A. “Demat” triumfuan 1-0 në kryeqytet Romën, i shkaktuan humbjen e parë në shtëpi pas 14 ndeshjeve radhazi. Shifrat flasin për një fitore epike të Torinos, në një kohë kur ekipi i Gasperinit kishte 73% kontrollin e topit, lëshuan 22 goditje, gjetën 5 herë kuadratin, por në asnjë rast nuk ishin të saktë, me Ismajlin që u kthye në një “mur” të vërtetë së bashku me pjesën tjetër të prapavijës. Interesat është fakti se dy lojtarët kuqezi u ndëshkuan me karton të verdhë gjatë fraksionit të parë. Në pjesën e dytë, Giovanni Simeone, me një goditje perfekte nga jashtë zonës dërgoi topin në rrjetë dhe “demat” në avantazh. Torino mbrojti me...