Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Juric “harron” Gjimshitin, Atalanta “çmonton” Lecce-n e Ramadanit (VIDEO)
Pa Gjimshitin në formacion, por Atalanta shkëlqen përballë Lecce-s, siguroi fitoren e parë në Serie A pas suksesit 4-1. Scalvini realizoi golin e parë në minutën e 37-të, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë De Ketelaere dyfishoi shifrat. Atalanta kishte kontrollin total të lojës ku në minutën e 70-të Zalewski realizoi golin e tretë. Për të kompletuar “pokerin” e golave mendoi sërish De Ketelaere, me belgun që zhvilloi një ndeshje perfekte me një “dopietë” personale. Goli i Lecces në fund kishte vlerë thjesht për statistika. Berat Gjimshiti nuk u preferua asnjë minutë në këtë takim, po ashtu edhe mesfushori i Lecces, Medon Berisha. Titullar dhe 90 minuta u aktivizua Ylber Ramadani, i vlerësuar nga mediat me notën 6,2. Nuk u preferua asnjë minutë as...