Man.City trondit United në derbi, tani Amorim rrezikon shkarkimin

Man.City trondit United në derbi, tani Amorim rrezikon shkarkimin

Në “Etihad”, derbi i Mançesterit nuk zhgënjeu as këtë herë, me City që gjen “shërim” përballë rivalëve të përjetshëm, United. “Shpërthen” në këtë derbi Erling Haaland, me biondin që realizoi një “dopietë” golash. City triumfoi me rezultatin e pastër 3-0, një trepikësh që i ngjit në tabelën e klasifikimit, ndërsa për United nuk ka shpëtim, “djajtë e kuq” vijojnë të përjetojnë “ferrin” në Angli, një ekip që ka humbur prej kohësh identitetin e tij. Doku ishte i papërmbajtshëm në këtë derbi, me belgun që dhuroi assistin e parë për Foden në minutën e 18-të, me fantazistin anglez që me kokë brenda në zonë realizoi golin e parë. Në fraksionin dytë, Doku shërbeu për Haaland, me norvegjezin që me një parabël të ëmbël brenda në zonë...