Slot: Këmbëngulja deri në sekondën e fundit po na shpërblen, këto fitore të shijojnë shumë

Slot: Këmbëngulja deri në sekondën e fundit po na shpërblen, këto fitore të shijojnë shumë

15 Shtator 2025 11:44 Telesport Liverpool po kthehet në një skuadër e minutave të fundit, me 4 fitore të arritura në kohën shtesë apo ne minutat e mbetura të kohës së rregullt. Përfshi edhe suksesin e fundit 1-0 në fushën e Burnley, falë penalltisë së Salah. “Pas 90 minutash, kur pashë sa kohë shtesë dha gjyqtari i katërt, u shokova. Isha ende i shokuar në momentin që morëm penalltinë sepse vetëm pesë minuta kohë shtesë në këtë ndeshje ishin pak. Por në fund isha i kënaqur me të”, tha trajneri i Liverpool, Arne Slot. “Nuk mendoj se Salah ka nevojë për ndonjë vetëbesim shtesë kur është aty. Ai e di që mund ta shënojë penalltinë, gjë që e bëri, gjë që ishte një lehtësim për...