Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Grabitet banesa e të moshuarve/ Vodhën një shumë parash dhe ushtruan dhunë ndaj tyre, autorët ende të pa identifikuar
Një grabitje ka ndodhur pak pas mesnate në Finiq, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e një çifti të moshuarish dhe kanë marrë një shumë parash. Sipas njoftimit paraprak nga policia, autorët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të zotit të shtëpisë, S. K., 78 vjeç, dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe, gjatë kryerjes së grabitjes. Ende nuk dihet shuma e saktë e parave të vjedhura. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.