Maresca: Lamë dy pikë të tjera rrugës, mungesë përqendrimi në momentet e fundit

Maresca: Lamë dy pikë të tjera rrugës, mungesë përqendrimi në momentet e fundit

15 Shtator 2025 10:50 Telesport Cole Palmer dhe Caicedo nuk ishin të mjaftueshëm për Chelsea për të fituar ndaj Brentford, që në momentet e fundit barazoi 2-2 ndaj londinezëve. Rezultat që ka zhgënjyer disi trajnerin Enzo Maresca, që priste tri pikët nga skuadra e tij Chelsea. “Ishim shumë, shumë më mirë në pjesën e dytë. Për arsye të ndryshme, patëm vështirësi në pjesën e parë. Mund të kishim shënuar një ose dy gola të tjerë. Na u desh të menaxhonim situata të ndryshme”, tha Maresca. “Joao Pedro nuk ishte 100% i gatshëm, por bëri përpjekje për të luajtur pjesën më të madhe të ndeshjes. A bëmë mjaftueshëm për të fituar? Mendoj se po. Shënuam dy herë në pjesën e dytë e patëm disa mundësi të...