Frika nga përplasjet, Vuçiç degdis ndeshjen ndaj Shqipërisë në një stadium 8 mijë vendesh

Frika nga përplasjet, Vuçiç degdis ndeshjen ndaj Shqipërisë në një stadium 8 mijë vendesh

15 Shtator 2025 10:57 Alfred Lleshi Kaosi në Serbi arrin kulmin. Ndeshja ndaj Shqipërisë, e 11 tetorit, pritet të zhvendoset nga Beogradi, duke ngjallur ankth të thellë dhe frikë politike. Pas humbjes katastrofale 5-0 ndaj Anglisë në “Marakana” dhe thirrjeve kundër Kosovës e Vuçiç, presidenti serb ka kërkuar spostimin e sfidës me kuqezinjtë drejt Leskovacit, në një stadium 8 mijë vendesh, për ta përballuar më lehtë tensionin dhe pakontrollueshmërinë e situatës. Vuçiç, nën presionin e madh të protestave të studentëve në vend, duke ditur edhe antagonizmin historik dhe politik me shqiptarët, po bën çmos t’i dalë se keqes përpara: “Kërkova të mos luanim me Anglinë në Beograd, por nuk më dëgjuan. Tani do të luajmë me Shqipërinë në Leskovac. Atmosfera do të jetë më e...