Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Amorim gati të “hapë krahun” nga United: Nëse klubi vendos të më largojë jam gati të marr valixhet
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, pas humbjes së rëndë 0-3 të skuadrës së tij kundër City në derbi, u shpreh i dëshpëruar: “Nëse i shohim tre golat, mund t’i kishim shmangur. Mund të jemi më agresivë”. “Në këto lloj ndeshjesh, kundër skuadrave kryesore, detajet e vogla bëjnë diferencën. Performanca nuk ishte e mirë. Në momente të caktuara ata ishin më të mirë se ne dhe në fund, nuk largohemi me një ndjenjë të mirë“, reflektoi Amorim. Pas katër ndeshjeve, United ka vetëm katër pikë, rezultat i një fitoreje, një barazimi dhe dy humbjeve në Premier League. Trajneri portugez foli edhe në lidhje me situatën e krijuar te “djajtë e kuq”. “Ne po ndërtojmë diçka, duke u përpjekur të luftojmë kundër këtyre skuadrave. Nuk po...