Fermín López: Kurrë nuk pata mëdyshje, dua të qëndroj sa më gjatë te Barcelona

Fermín López: Kurrë nuk pata mëdyshje, dua të qëndroj sa më gjatë te Barcelona

15 Shtator 2025 10:04 Alfred Lleshi Fermín Lopez hapi rrugën e fitores 6-0 ndaj Valencias, shënoi dopietë, duke u zgjedhur MVP i ndeshjes. Mesfushori andaluz u shpreh i lumtur për paraqitjen, por vlerësoi të gjithë shokët: “Ishte një ndeshje e vështirë në fillim, por e gjithë skuadra u shfaq në nivel”. Për pasimin e Ferran Torres te goli 1-0: “Kuptohem shumë mirë me Ferri. Më dha një asist fantastik, munda ta ndihmoja ekipin”. Fermín foli edhe për orientimet e Flick: “Mesazhi i tij është i njëjtë si sezonin e kaluar; të luajmë me intensitet dhe përulësi”. Mbi të ardhmen e tij: “Asnjëherë nuk dyshova. Ka gjithmonë spekulime, por gjithmonë kam dashur të jem këtu dhe do luftoj të qëndroj shumë vite. Jam shumë i qetë dhe...