Fundjavë pozitive e legjionarëve kuqezinj. Manaj dhe Daku gjejnë rrugën e rrjetës, Shehu jep asist

Fundjavë pozitive e legjionarëve kuqezinj. Manaj dhe Daku gjejnë rrugën e rrjetës, Shehu jep asist

15 Shtator 2025 10:13 Alfred Lleshi Pas fitores ndaj Letonisë, lojtarët e Kombëtares rikthyen formën te klubet e tyre. Rey Manaj shënoi në minutat shtesë për Al Sharjah (2-2 ndaj Khorfakkan), ndërsa Mirlind Daku realizoi penallti për Rubin Kazan, duke arritur 7 gola në 8 ndeshje dhe duke siguruar fitoren 1-0. Juljan Shehu asistoi për golin e Baena Perez te Widzew Lodz në Poloni, ndërsa Anis Mehmeti shkëlqeu me Bristol City në Angli, duke shënuar dhe dhënë asist në fitoren 3-0 ndaj Sheffield Wed. Kristjan Asllani dhe Adrian Ismajli spikaten në fitoren 1-0 të Torinos ndaj Romës, ndërsa Armando Broja debutoi me Burnley në Premier League. Titullarë këtë javë ishin gjithashtu: Thomas Strakosha, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Ernest Muçi, Cristian Shpendi, Enis Çokaj, ndërsa...