Lewandowski dhe keqardhjet e tij për “Topin e Artë”: E meritova, por e di si funksionon…

Lewandowski dhe keqardhjet e tij për “Topin e Artë”: E meritova, por e di si funksionon…

15 Shtator 2025 8:45 Alfred Lleshi Robert Lewandowski foli për karrierën, të ardhmen dhe mungesën e “Topit të Artë” në palmaresin e vet: “Si shënoj ende kaq shumë? Mendoj gjithmonë se topi do të vijë tek unë. Kur vjen, duhet të jem më i shpejtë, më i fortë dhe më i zgjuar se kundërshtari. Mos mendo, shëno dhe kaq”. Sulmuesi polak ndjehet ende në formë: “Mund të qëndroj në nivel të lartë edhe dy ose tri vite. Jam i fortë. Testet fizike tregojnë se jam si më parë. Njerëzit gabojnë kur mendojnë se 37 vjeç do të thotë rënie. Fiziologjikisht nuk ndihem pas lojtarëve të rinj, përkundrazi”. Për “Topin e Artë” pranoi një “peng”: “Kam fituar gjithçka, përveç këtij trofeu. Mendoj se do ta kisha...