Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Van der Sar: Më 1999 mund t’i isha bashkuar Liverpool-it, ja pse zgjodha Juventusin
15 Shtator 2025 9:12 Alfred Lleshi Edwin van der Sar, një nga portierët më të mëdhenj të historisë, kujtoi zgjedhjen bërë prej tij në vitin 1999. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai tha: “Kisha dy mundësi zgjedhjeje: Liverpool ose Juventus. Fola me të dyja klubet, por zemra më dërgoi në Itali. Serie A ishte kampionati më i mirë në ato vite, Juventusi një klub historik, që na kishte mundur në finalen e Champions-it 1996. Më pëlqente fanella bardhezi dhe më intrigonte ideja për të luajtur aty ku kishte shkëlqyer një portier legjendar si Zoff”. Van der Sar pati vështirësi në Torino, por nuk e konsideron gabim zgjedhjen e tij për t’u bashkuar me Juventusin.