Mungon Lamine Yamal? Nuk ka problem. Barcelona luan “tenis” ndaj Valencia-s (video)

Mungon Lamine Yamal? Nuk ka problem. Barcelona luan “tenis” ndaj Valencia-s (video)

Barcelona ka fituar 6-0 ndaj Valencia-s në “Estadi Johan Cruyff”, sfidë e vlefshme për javën e katërt të La Ligës. Për katalanasit mungoi Lamine Yamal, i dëmtuar me Spanjën. Në 3 ndeshjet në të cilat mungoi Lamine Yamal sezonin e kaluar, Barcelona humbi dy prej tyre dhe barazoi një. Por sot katalanasit thyen këtë rekord negativ dhe fituan pastër edhe pa qenë Lamine Yamal. Rezulati u zhbllokua në minutën e 29-të. Pas topit të gjatë të Pau Cubarsi dhe prekjes nga Ferran Torres, Fermin Lopez dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Barcelonën. Në fillim të pjesës së dytë, Raphinha futet në vend të Roony Bardghji, i cili debutoi sot në La Liga me Barcelonën. Raphinha nuk...