Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Real Madrid gjen në Angli zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior
14 Shtator 2025 21:10 Telesport Rinovimi mes Vinicius Junior edhe Real Madridit nuk ka ardhur ende. Në rast se braziliani nuk do rinovojë sipas kushteve të vendosur nga klubi, atëherë largimi i tij nga Madridi mund të ndodhë që verën e ardhshme. Për të mos u gjendur të papërgatitur, drejtuesit e Real Madrid kanë nisur që tani nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior. “Defensa Central” raporton se objektivi i madh i Real Madrid është sulmuesi anësor i Leicester, jeremy Monga. 16-vjeçari konsiderohet si e ardhmja e futbollit anglez dhe ndaj tij ka pritshmëri shumë të mëdha. Një titullar i padiskutueshëm te Leicester, ku synimi kryesor është rikthimi në Premier League në fund të sezonit. Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid nuk...