Mundje/ Valiev nderon Shqipërinë në Botëror, kualifikohet në finalen e madhe. Medalje e artë apo e argjendtë?

Mundje/ Valiev nderon Shqipërinë në Botëror, kualifikohet në finalen e madhe. Medalje e artë apo e argjendtë?

Chermen Valiev e ka seriozisht. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ia doli që të shkojë në finalen e peshës 74 kg të stilit të lirë, në Botërorin e Mundjes që mbahet në Kroaci. Në gjysmëfinale, Valiev mposhti Sidakov me shifrat 6-4, në një përballje që ashtu siç pritej rezultoi mjaft e luftuar. Në çerekfinale, asgjë nuk ishte e lehtë ndaj amerikanit Devid Aron, por gjithsesi u arrit suksesi 7-5. Gjatë ditës, 27-vjeçari eleminoi belgun Ibragim Veliev dhe mundësin nga Mongolia, Erdenebat. Tani sytë janë ditën e nesërme, me mundësin shqiptar që synon medaljen e artë. Por edhe sikur të mposhtet, medalje e argjendtë në Botëror është sukses i madh. Ashtu siç e ka bërë disa herë, edhe këtë radhë, mundësi kuqezi nderon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare....