Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Derbi i Manchesterit i takon Cityt, United bie keq
Manchester City nuk fal në derbin ndaj United, teksa triumfoi pastër 3-0. Foden shfrytëzoi në maksimum një assist të Dokut në minutën e 18-të, duke dërguar topin në rrjetë. Haaland dyfishoi shifrat me një të majtë në brendësi të zonës, në fillimin e pjesës së dytë. Haaland kompletoi dopietën me golin e tij, në të 68-tën. Shumë pak për të thënë për “Djajtë e Kuq”, që për shkak të një Super Donnarumma, nuk realizuan dot as golin e nderit. Ekipi i Guardiolës ka grumbulluar deri tani 6 pikë pas 4 ndeshjesh, ndërsa United ka 4 pikë. © BalkanWeb