Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Derbi i Manchesterit… Pjesa e parë mbyllet në avantazh për “Qytetarët”, kombinim i përkryer Doku-Foden (video)
Në “Etihad Stadium” po luhet derbi i Manchesterit, ku pjesa e parë është mbyllur 1-0 për “Qytetarët”. Pep Guardiola hodhi në fushë nga minuta e parë blerjen e ditës së fundit, Gigio Donnarumma-n. Në anën tjetër, Ruben Amorim hedh për të parë nga fillimi Benjamin Sesko-n. Manchester City XI:Manchester United: Donnarummma; Khusanov, Dias, Gvardiol, O’Reilly; Rodri, Silva, Reijnders, Foden; Doku, Haaland. Manchester United XI: Bayindir; Yoro, De Ligt, Shaw; Mazraoui, Ugarte, Fernandes, Dorgu; Mbeumo, Amad; Šeško. Derbi do të zhbllokohej në minutën e 18-të, ku Jeremy Doku futet bukur brenda në zonë dhe asiston për Phil Foden, i cili dërgoi me kokë topi në rrjetën e Bayindir. Rezultati mbeti i njëjtë deri në përfundim të pjesës së parë. SHIKOGOLIN