“Ik sa më shpejt nga Real Madrid”, zbulohet këshilla e Ancelotti-t për yllin brazilian

“Ik sa më shpejt nga Real Madrid”, zbulohet këshilla e Ancelotti-t për yllin brazilian

14 Shtator 2025 18:30 Telesport Edhe pse u përfol gjatë gjithë verës për një largim të mundshëm nga Real Madrid, Endrick vendosi të qëndrojë. Por braziliani nuk preferohet shumë nga Xabi Alonso, duke e lënë atë vazhdimisht në stol. “Calciomercato.com” raporton se Carlo Ancelotti, tashmë trajner i Brazilit, ka këshilluar Endrick të largohet sa më shpejt nga Real Madrid, gjë që me siguri do të ndodhë në merkaton e janarit. Ancelotti është treguar i qartë me Endrick, në rast se ai nuk luan rregullisht, nuk do jetë pjesë e Brazilit për Kupën e Botës në verën e ardhshme. Sipas raportimit në fjalë, Ancelotti i ka sugjeruar 19-vjeçarit të transferohet në Serie A, ku më parë për të ka pasur interes konkret nga Napoli dhe Milan....