Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Protesta në Hagë, djali i Hashim Thaçit poston foton e babait të tij me Edi Ramën
Në ditën kur mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova e diaspora u mblodhën në Hagë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, një reagim i veçantë erdhi nga djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi. Ai nuk shkroi asgjë, por shpërndau në Instagram një fotolajm të Klan Kosovës, ku shfaqet përqafimi mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Hashim Thaçit, me fjalët: “Me zemër jam atje, komandant.” Edhe pse pa fjalë, ky gjest i Endrit Thaçit u pa si një thirrje e heshtur solidariteti, një shenjë se zemra e tij, ashtu si e shumë qytetarëve, rreh sot në Hagë, pranë babait të tij dhe bashkëluftëtarëve që po mbahen në paraburgim.