Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gjimshiti në stol, Lookman jashtë. Atalanta nuk e diskuton Lecce-n e Ramadanit dhe Berishës. Udinese fiton sërish në transfertë (video)
Pas dy barazimeve në dy javët e para, Atalanta ka marrë fitoren e parë për këtë sezon, pasi mundi në Bergamo 4-1 Lecce-n. Trajneri Ivan Juric e nisi këtë sfidë pa Berat Gjimshitin, i cili e pa takimin nga stoli. Nuk dihet ende nëse ishte një zgjedhje e Juric për ta lënë pushim Gjimshitin, pas angazhimit me Kombëtaren, apo një vendim taktik. Ademola Lookman vazhdon të mos jetë pjesë e ekipit, edhe pse nigeriani ishte pjesë e listës së lojtarëve të thirrur për Champions League. Giorgio Scalvini zhbllokoi shifrat në minutën e 36-të, duke shënuar me kokë pas krosimit nga këndi nga Nicola Zalewski. Charles De Ketelaere dyfishoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, pas një aksioni të bukur dhe asistit të Nikola Krstovic....