25 vjet me ReMusica, sonte nis me ReVocal Ensemble
Festivali ndërkombëtar i muzikës bashkëkohore ReMusica rikthehet me edicionin e tij të 25-të, të titulluar “Continuum”, i cili do të mbahet nga 26 tetori deri më 1 nëntor 2026, në Prishtinë dhe Prizren. Përgjatë shtatë ditëve, publiku do të ketë mundësi të ndjekë koncerte, premiera, diskutime dhe aktivitete të tjera që sjellin në vëmendje zhvillimet e muzikës bashkëkohore dhe krijimtarinë e artistëve vendorë e ndërkombëtarë. Koncertet e mbrëmjes përbëjnë boshtin kryesor të festivalit, ndërsa hapja zyrtare do të mbahet më 26 tetor, në orën 19:30, me ansamblin ReVocal Ensemble dhe një kompozim të ri bashkëpunues, si dhe koncertin “Vol de Nuit”, me kitaristin Thibaut Garcia dhe akordeonistin Félicien Brut. Më 27 tetor, në të njëjtën orë, do të prezantohet “Zonar” nga North Sea String Quartet,...
Burimi:
kultplus.com