25-vjeçari majtist që ka futur në konflikt Itali, Hungari, Gjermani e Francë/ Pse akuzohet shqiptari?
Rexhino Abazaj, i njohur si “Gino”, një shtetas shqiptar i rritur në Itali dhe aktivist antifashist, ndodhet në qendër të një beteje të re juridike në Francë. Më 30 shtator, Gjykata e Kasacionit në Francë pritet të shqyrtojë rekursin e tij kundër vendimit për dorëzimin e tij te autoritetet gjermane. Abazaj është i dyshuar nga autoritetet për përfshirje në episode dhune gjatë përplasjeve në Budapest në shkurt të vitit 2023, në kuadër të një aktiviteti ku ishin mbledhur militantë të ekstremit të djathtë. Për të njëjtat ngjarje, ai është kërkuar më herët nga Hungaria. Në prill të vitit 2025, drejtësia franceze refuzoi dorëzimin e Abazajt drejt Hungarisë, duke ngritur shqetësime lidhur me kushtet e paraburgimit dhe garancitë për një proces të drejtë. Por çështja mori...
Burimi:
ntv.al